REAL MADRID

REUTERS
Ronaldo 2 gola, Bale 2 asistime
2 November, 2013 @22:02
Real Madrid ka shënuar fitoren e nëntë në La Liga sonte. Ata kanë mposhtur ekipin nga paralagjja madrilene, Rayo Vallecano, 3-2 si mysafir.
Fillimi i shpejtë i Real Madridit ka paralajmëruar një goleadë në ndeshje, por jo për 3-2. Gareth Bale ka qenë në formacionin startues të Carlo Ancelottit sonte dhe ka regjistruar dy asistime në golat e ‘los blancosvë’ sonte.
Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola, derisa Karim Benzema tjetrin, por dy penallti të akorduara nga gjyqtari i ndeshjes për ekipin nga lagjja Vallecas të realizuara nga Jonathan Viera kanë dhënë një fund jo të qetë për Realin.
Megjithatë, ekipi i Ancelottit ka ditur të menaxhojë rezultatin deri në çastet e fundit për të dalë fitues nga derbi lokal si dhe për t’iu afruar rivalit të përbetuar, Barcelonës, në vetëm gjashtë pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.